Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendimi për profesorin e Filozofikut në duar të Senatit të UP-së

Ende nuk ka asnjë vendim rreth ankesave të Arben Hajrullahut, të cilit iu mohua e drejta për avancim në pozitën e tij si profesor.

Rektorati thotë se për këtë rast pritet të vendosë Senati.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KTV-ja e ka kontaktuar edhe dekanin Bujar Dugolli. E, në sqarimin e dhënë në ueb faqe të Fakultetit Filozofik thuhet se: Arben Hajrullahu nuk ka dorëzuar diplomë të studimeve bachelor ose barasvlerën përkatëse të këtyre studimeve, por ka dorëzuar një sqarim pas mbylljes së konkursit.”

Por, këto i mohon kategorikisht Hajrullahu. Thotë se dokumentet i ka dorëzuar brenda afatit.

Meqë, sipas sqarimit të Fakultetit Filozofik, edhe kandidatët e tjerë nuk i kanë plotësuar kriteret, kanë rekomanduar hapjen e një konkursi të ri.