Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati Gashi: Vdekja e Naser Makollit komplikon hetimet për rastin Dehari

Vetëm 4 ditë para se të vdiste, Naser Makollit i ishin marrë mostrat për të kryer analizat e fecesit, për shkak të ankesave të tij shëndetësore, raporton KTV.

Rezultati i tyre, që është bërë publik pas vdekjes së tij, sipas Ministrisë së Shëndetësisë del të ketë qenë negativ sa i përket vezëve – ciste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo përjashton që ai të ketë pasur ndonjë parazit por jo edhe mundësinë që të ketë entercolit bakterial, viral, alergjik apo ndonjë natyre tjetër.

Kjo megjithatë nuk konsiderohet sëmundje e rëndë nga e cila mund të shkaktohet vdekje.

Për të gjetur shkakun e vdekjes së tij do të duhen analiza shtesë dhe në veçanti raporti i autopsisë, ku do të konstatohet shkaku i vdekjes pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Por sipas Prokurorisë, vdekja e personit të parë që e kishte gjetur gati të vdekur Astrit Deharin vitin e kaluar në qelinë e tyre të përbashkët, nuk ka komplikuar hetimet që po zhvillohen në rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Por sipas avokatit Tomë Gashit, vdekja e Nakollit është komplikim shtesë për hetimet e rastit Dehari. Raporti i autopsisë për Naser Makollin do të bëhet publik brenda dy javësh nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.