Zgjedhjet lokale

Egjipti kryesues i Bashkimit Afrikan për vitin 2019

Tiranë, 5 shkurt – Presidenti egjiptian Abdel Fettah El-Sisi do të kryesojë samitin e Sesionit të 32-të të Radhës së Bashkimit Afrikan, i cili do të mbahet në Adis Abeba, Etiopi, më 10 dhe 11 shkurt 2019, me temë: “Refugjatët, të kthyerit dhe personat e zhvendosur brenda vendit në Afrikë: drejt zgjidhjeve të qëndrueshme përballë zhvendosjes së detyruar”, thotë ambasadori i Egjiptit në Tiranë, Mohamed Khalil.

”Viti 2019 do të shënojë 50-vjetorin e miratimit të Konventës së Organizatës së Bashkimit Afrikan 1969 për Menaxhimin e Aspekteve Specifike të Problemeve të Refugjatëve në Afrikë si dhe 10-vjetorin e miratimit të Konventës së vitit 2009 të Bashkimit Afrikan për Mbrojtjen dhe Asistencën për Personat e Zhvendosur Brenda Vendit në Afrikë”, shton ambasadori.

Ndërkohë, Egjipti është në procesin e finalizimit të një vizioni gjithëpërfshirës për Afrikën, që do të bëhet i ditur gjatë samitit, duke marrë parasysh rezultatet e arritura deri tani nga AU, dhe dialogun konstruktiv me vendet afrikane.

Gjatë muajve të fundit, Afrika ka qenë në qendër të vëmendjes së Egjiptit, ku janë zhvilluar ngjarje të ndryshme, si “Biznesi për Afrikën dhe Botën”, Edicioni i Katërt i “Food Africa” dhe “Panairi i Tregtisë Intra-Afrikane” (IATF).

”Egjipti ka miratuar marrëveshjen e “Zonës së Tregëtisë së Lirë Continentale Afrikane” (AFCFTA), e cila besohet të jetë zona më e madhe e tregtisë së lirë që nga formimi i Organizatës Botërore të Tregtisë. Sipas Bashkimit Afrikan, AFCFTA ka për qëllim të garantojë “lëvizjen e lirë të biznesit, personave dhe investimeve, si dhe të përgatisë kushtet e nevojshme për përshpejtimin e themelimit të Bashkimit Doganor Kontinental dhe Bashkimit Doganor Afrikan”, me pesë sektorë prioritarë të shërbimeve (transport , komunikim, shërbime financiare, turizmi dhe biznes)”, thekson ai.

Deri tani janë 49 shtete,të cilat e kanë nënshkruar AFCFTA-n. Nëse të gjithë 55 anëtarët e BA-së do të bashkohen, kjo do të krijojë një bllok me një PBB prej 2,5 trilionë dollarësh dhe një treg që do të xhirojë 1,2 miliardë dollarë.

Investimet egjiptiane në Afrikë kanë arritur në 10,2 miliardë dollarë dhe pritet të rriten edhe më tepër përgjatë vitit 2019″, u shpreh Al-Sisi duke shtuar se “ne do të përpiqemi me përpjekje të sinqerta të ndërtojmë mbi atë që është arritur gjatë viteve të fundit, në mënyrë që të realizojmë me sukses agjendën e zhvillimit të kontinentit tonë”.

”Egjipti do të angazhohet gjatë vitit 2019 në një dialog të gjerë konstruktiv me partnerët përkatës të bashkësisë ndërkombëtare për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit, mundësitë dhe potencialet e mundshme për një të ardhme më të mirë për Afrikën dhe botën”, përfundon ambasadori i Egjiptit në Tiranë, Mohamad Khalil.