Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehet i sigurt se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, partia e tij do të dalë fituese.
Thotë se komunat me Vetëvendosjen do të kalojnë nga qeverisja si sundim te qeverisja si shërbim.
“Pardje në Gjilan e Ferizaj, dje në Mitrovicë e Prishtinë, takuam të gjithë kandidatët e Lëvizjes për asambletë e të gjitha komunave të këtyre regjioneve. Përgatitjeve për fitoren tonë po ua bashkëngjesim qysh tash përgatitjet për qeverisjen tonë. Komunat me Vetëvendosjen do të kalojnë nga qeverisja si sundim te qeverisja si shërbim, nga qeverisja si administrim i së tashmes te qeverisja si zhvillim për të ardhmen”, shkruan Kurti në Facebook.
“Kandidatët tonë të dijshëm e të ndershëm, të guximshëm e punëtorë, do të jenë pranë qytetarëve në këtë fushatë që nis sot, për t'ua kthyer atyre dashurinë e 11 qershorit drejt fitores së 22 tetorit. Shkëlqejmë porsi 10-shja, me mendje e me zemër”, tha Kurti ndër tjerash.
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
-
VV-ja nis fushatën, Kurti: Ka ardhur koha që qeverisja e mirë të shtrihet edhe në komuna
-
Kurti: Sot institucionalizohet ndryshimi i shkaktuar nga vullneti i popullit
-
Kurti: Koha të sillemi në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur më 7 qershor