Zgjedhjet lajme

Fjala hap fushatën në Klinë, prezanton dy kandidatët e saj për deputetë nga kjo komunë

Partia Fjala sot bëri hapjen e fushatës së saj në komunën e Klinës, ku prezantoi dy kandidatët që vijnë nga kjo komunë.

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi vazhdoi njëjtë sikurse në qytetet e tjera edhe në Klinë duke mos i thirrur qytetarët në tubime por shkoi vet tek qytetarët duke i vizituar lokalet-bizneset e tyre.

Kandidatët nga Klina janë: Shqiprim Berisha, Magjistër i Shkencave të Ekonomisë dhe Pranvera Gashi, Fakulteti i Ballkanistikës.