1 perditesime
13:59

Rinumërohen 464 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit.

Deri më tani, janë rinumëruar 464 vendvotime derisa në proces të rinumërimit janë edhe 33 vendvotime, raporton KTV.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve që duhet të rinumërohen është 1428.

Image
11:54

Rinumërohen 31 për qind e vendvotimeve

Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Këtë e ka bërë të ditur për Koha.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%.

“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%.”