Zgjedhjet 2019

Pula: Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve hap rrugë për aktakuza ndaj personave që shkelën ligjin

Pula: Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve hap rrugë për aktakuza ndaj personave që shkelën ligjin

Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet në Kosovë, Laura Pula bëri me dije se procedura penale për personat që kanë shkelur rregullat për zgjedhje do të fillojë pas certifikimit të zgjedhjeve që do të bëhen nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

“Ne jemi në pritje të kallëzimeve penale si nga KQZ-ja, edhe nga PZAP-ja, për të vazhduar pastaj procedurat tona të parapara me kodin e procedurës penale. Mirëpo ne kemi ndërmarrë edhe disa veprime tona konkrete me vetiniciativë të cilat i kemi evidentuar dhe disa raste i kemi nën hetime”, tha ajo në një intervistë për RTK-në.