(Mos) pajtimet e LDK-së dhe Vetëvendosjes për fushën e drejtësisë

Valbona Bytyqi 31 October 2019 15:21
19:28

Sundimi i ligjit ka qenë tema e diskutimit të takimit mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas takimit, është deklaruar Arben Gashi i LDK-së, i cili ka thënë se lidhur me drejtësinë ka pajtueshmëri mes dy partive.

Ai ka përmendur formimin e një zyre e cila do të merret me luftën kundër korrupsionit dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Sipas Arben Gashit, Lidhja Demokratike është pro funksionimit të Dhomave të Specializuara.

I pyetur për rolin e nënkryetarit Lutfi Haziri në procesin e bisedimeve mes dy partive, Gashi, duke mos specifikuar rolin e tij, ka thënë se do të jetë prezent në nënshkrimin e marrëveshjes bashkë qeverisëse.

Takim i radhës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, do të mbahet të hënën në orën 15:00.

16:34

Gashi thotë se me VV-në janë pajtuar për shumë çështje të drejtësisë, do të diskutohet për Zyrë Shtetërore të Hetimit

Për një orë e gjysmë, grupet punuese të LVV-së dhe të LDK-së kanë diskutuar për sundimin e ligjit.

Pas takimit, Arben Gashi i LDK-së, ka thënë se në këtë sferë ka pajtueshmëri mes dy grupeve.

Gashi ka thënë se me LVV-në kanë diskutuar për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë, për sigurinë e jashtme e të brendshme.

Më tutje, ai bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për krijimin e një zyre, të quajtur Zyra Shtetërore për Hetime, por për të cilën, sipas Gashit, kanë nevojë për konsultime shtesë.

Takimi i radhës mes LVV-së dhe LDK-së do të mbahet të hënën në ora 15:00.

15:21

Nis takimi i grupeve punuese mes LVV-së dhe LDK-së

Ka nisur takimi i katërt me radhë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të harmonizuar programin e mundshëm të Qeverisë së ardhshme.

Kësaj radhe, takimi është duke u zhvilluar në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, ku përveç Avdullah Hotit dhe Lumir Abdixhikut, të pranishëm u panë të jenë edhe Arben Gashi dhe Armend Zemaj që përfaqësojnë LDK-në.

Kurse nga radhët e LVV-së u panë të jenë, nënkryetari Besnik Bislimi, anëtarja e kryesisë Albulena Haxhiu, Sami Kurteshi dhe Blerim Sallahu.

Këtë herë, tematikë e diskutimit besohet të jetë sistemi i drejtësisë dhe sundimi i ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme