Zgjedhjet 2019

Limaj e Pacolli dalin me rezultate të ndryshme për koalicionin e tyre pas rinumërimit

Limaj e Pacolli dalin me rezultate të ndryshme për koalicionin e tyre pas rinumërimit
 

Teksa Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, deklaroi se ky koalicion ka arritur në 5.5 për qind të votave, numri dy i këtij koalicioni ka dhënë shifër tjetër të përqindjes së votave të rregullta.

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, duke e quajtur skandal idenë që votat e ardhura në zarfe nga Serbia të numërohen, ka thënë se koalicioni i tij deri tash ka arritur në 5.05 për qind.