Partia Liberale Egjiptiane kërkon nga PZAP-ja rinumërimin edhe të rreth 200 vendvotimeve tjera Foto: Koha

Partia Liberale Egjiptiane kërkon nga PZAP-ja rinumërimin edhe të rreth 200 vendvotimeve tjera

23 October 2019 17:33

Partia Liberale Egjiptiane – PLE ka parashtruar në PZAP kërkesë për rinumërimin e 198 vendvotimeve të reja në 26 komuna të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Veton Berisha, ka thënë se bazë për kërkesën e tyre është rinumërimi i 844 vendvotimeve deri më tani.

“Mbi të njëjtën bazë, edhe subjekti politik PLE sot parashtroi kërkesë për rinumërim të 198 vendvotimeve në PZAP, që pas analizimit të të dhënave të publikuara nga KQZ, kemi konstatuar, që përveç lëshimeve teknike në formularët e përshtatjes të rezultateve – FPR-së, përkatësisht të mos plotësimit të të dhënave në rubrikën në formularëve për subjektin tonë politik PLE, pas analizimit të të dhënave, kemi gjetur se ka parregullsi në bartjen e të dhënave nga PLE në rubrikën e subjekteve të tjera politike”, ka thënë Berisha, raporton Koha.net.

Në këtë kuptim, PLE thotë se rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ata kanë parashtruar kërkesë në PZAP mund të ndikojë në krijimin e një procesi, para së gjithash, të saktë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme