Zgjedhjet 2019

Rinumërohen 469 prej 530 vendvotimeve

Foto: Koha

Në QNR janë rinumëruar 469 vendvotime.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për t'u rinumëruar plotësisht”, tha ai.

Elezi shtoi se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme.