Zgjedhjet 2019

Osmani optimiste, koalicioni qeverisës me LVV-në do të bëhet pas certifikimit të rezultateve

Osmani optimiste, koalicioni qeverisës me LVV-në do të bëhet pas certifikimit të rezultateve
Foto: Koha

Vjosa Osmani e cila ishte kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë shprehet optimiste se koalicioni i ardhshëm qeverisës me Vetëvendosjen do të formohet pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Ajo po ashtu flet për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen finale, për cilën thotë se nuk duhet të arrihet pa bekimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.