Zgjedhjet 2019

Vuçiqi “zbulon” motivin e “lojës së helmimit të shqiptarëve” me fletëvotimet nga Serbia

Beograd, 22 tetor - Hetimet rreth, siç i cilëson Beogradi, gjoja helmimit të anëtarëve shqiptarë të KQZ-së që kishin kontakt me fletëvotimet e ardhura nga Serbia, nuk kanë përfunduar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka "sqaruar" mediumit prorus 'Sputnjik' komplotin, siç e ka quajtur ai, dhe prapavijën e gjithë kësaj, transmeton Koha.net.

Sipas tij, e gjithë "loja" është bërë për shkak të listës zgjedhore të Pacollit, e cila ka mbetur nën prag, në rreth 4,95 për qind të mbështetjes:

"Ata tani llogarisin në votat me kusht nga jashtë, nga përfaqësitë konsullore, dhe në votat ende të panumëruara. Praktikisht presin të arrijnë vota të tjera në mënyrë që Pacoilli të kapërcejë pragun. Por u shkaktojnë problemedhe katër a pesë mijë vota nga Serbia, meqë ata të gjitha janë për Listën Serbe dhe në numrin e përgjithshëm pakëson përqindjen e listës së Pacollit", ka deklaruar Vuçiq, tyransmeton Koha.net.

"Meqë tani nuyk mund t'ua vjedhin votat shqiptarëve, e kanë shkaktuar gjithë lojën me helmimin, prandaj më vonë do të marrin vendimin. Do të thotë, nëse Pacolli nuk do të ketë vota të mjaftueshme pa ato pesë mijë nga Serbia, atëherë do t'i pranojnë votat serbe meqë ato nuk e ndryshojnë situatën. Në të kundërtën, nëse Pacolli do të mund të hyjë në parlament pa votat serbe, atëherë do të thonë se në fletëvotime ka pasur antraks, noviçok dhe helme të tjera kundër shqiptarëve", ka "zbuluar" Vuçiqi, përcjell Koha.net.

Vuçiq pa modesti është shprehur i bindur se ishte ndër të paktit që e ka hetuar gjithë lojën. "Jam i bindur se jam njëri ndër pesë njerëzit në gjithë Europën Juglindore që e njeh më së miri atë matematikë dhe kombinatorikë zgjedhore, prandaj ndoshta një ditë dikush do të më angazhojë si ekspert" , është shprehur gjoja si me mahi, por i bindur në atë që thoshte.