KQZ ende pa vendim për zarfet nga Serbia Foto: Koha

KQZ ende pa vendim për zarfet nga Serbia

21 October 2019 15:57

Drama e zarfeve me votat nga Serbia nuk ka përfunduar ende, ndonëse pacientet që ishin ankuar për reaksione alergjie pas hapjes së tyre janë liruar, kurse analizat laboratorike të pacientëve të shtrirë në spital kishin rezultuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë shkaktar infektiv.

Megjithatë, Prokuroria e Kosovës thuhet se po i vazhdon hetimet, kurse mostrat e zarfeve nga Serbia, sipas Prokurorisë, janë dërguar për ekzaminim në një prej laboratorëve në Evropë, por nuk saktësohet në cilin shtet.

Ndërkohë, as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka një vendim të prerë se çfarë do të ndodhë me këto zarfe.

Sidoqoftë, dymbëdhjetë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që janë ankuar për reaksione alergjike teksa po verifikonin zarfet me vota të ardhura nga Serbia, janë liruar nga spitali, kanë bërë të ditur zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Për autoritetet në Beograd, gjithçka në lidhje me zarfet nga Serbia është një përpjekje për manipulim.

Sa i përket zarfeve me vota të ardhura nga Serbia, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk ka ndonjë vendim se si do të trajtohen.

/Teksti i plotë në Radio Evropa e Lirë/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme