Zgjedhjet 2019

Janë rinumëruar 219 nga 530 vendvotime

Foto: Driton Paçarada / Koha

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

“Mund t’iu konfirmojmë se deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 219 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre. Procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë për KTV-në Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit të rinumërimit, do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.