Rashiq: Lista Serbe në komunat me shumicë shqiptare ka marrë më shumë vota se që ka votues

Rashiq: Lista Serbe në komunat me shumicë shqiptare ka marrë më shumë vota se që ka votues

18 October 2019 23:20

Numri i votave që ka marrë Lista Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në komunat me shumicë shqiptare është shumëfish më i madh nga trupi zgjedhor në ato mjedise, pohon kryetari i Partisë Përparimtare Demokratike dhe udhëheqës i koalicionit “Slloboda” (Liria) Nenad Rashiq, transmeton portali KoSSev.

Ndërkaq, Lista Serbe këto pohime i sheh si një përpjekje të “serbëve të dëgjueshëm që të manipulohet vullneti i popullit serb në Kosovë”, shkruan gazeta “Danas” e Beogradit, përcjell Koha.net.

Në zgjedhjet e mbajtura kohë më parë parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka realizuar numër dominues votash në krahasim me subjektet e tjera politike serbe, duke fituar madje 6,61 për qind të votave, ndërsa koalicioni që udhëhiqet nga Rashiqi ka marrë vetëm 0,09 për qind të votave, sipas B92 të Beogradit, transmeton Koha.net.

Mirëpo, sipas Rashiqit, Lista Serbe ka manipuluar rezultatin, sepse ajo ka marrë më shumë vota në komunat me shumicë serbe sesa është trupi i saj zgjedhor.

“Lista Serbe ka marrë 8.700 vota në komunat me shumicë shqiptare, ndërsa në komunave me shumicë serbe nuk ka më shumë se 2000 votues”, është shprehur Rashiq.

Lista Serbe pas këtyre akuzave për manipulim zgjedhjesh ka thënë se “serbët e dëgjueshëm, si Sllobodan Petroviqi, Nenad Rashiqi, Aleksandar Jabllanoviqi” vazhdojnë përpjekjet për “manipulimin e vullnetit zgjedhor të popullit serbë”, përcjell Koha.net.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme