Pas rinumërimit të votave nga KQZ-ja është konfirmuar se kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Besa Luzha ka marrë pesë vota në vendvotimin “1907E” në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
Ditë më parë, përveç Luzhës, edhe kandidatë të tjerë ishin ankuar për “avullim votash” në qendra të ndryshme të votimit, transmeton Koha.net.
Votoi me bashkëshortin, por në atë vendvotim Besa Luzhës së AAK-PSD-së iu shënua vetëm njëra votë
Luzha, që kishte votuar së bashku me bashkëshortin e saj në qendrën e votimit “1907E”, kishte marrë vetëm një votë në këtë qendër të votimit e për këtë ajo kishte shprehur shqetësimin e saj pasi ishte e sigurt për të paktën dy vota.
