Zgjedhjet 2019

Rinumërohen 141 nga 314 vendvotime

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Në Qendrën e Numrit dhe Rezultateve edhe të dielën po vazhdohet me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja gjatë kësaj jave.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri të shtunën në mesnatë janë rinumëruar 141 prej 314 vendvotimeve dhe se ky proces po vazhdon edhe të dielën.