KQZ nuk e di nëse rinumërimi do të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve Foto: Koha

KQZ nuk e di nëse rinumërimi do të ndikoj në rezultatin e zgjedhjeve

11 October 2019 11:05

KQZ-ja ka vendosur që të rinumërohen 314 vendvotime dhe nuk dihet ende nëse do të ketë të tjera që do të rinumërohen.

Në pyetjen se a do të ndikojë në rezultat rinumërimi që po e bën KQZ-ja, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi është përgjidhur shkurt duke thënë se nuk mund ta dinë këtë.

Ai e ka lënë mundësinë që këtë përgjigje ta marrin kushdo që është i interesuar duke parë formularët e rinj që do të plotësohen pas rinumërimit dhe të cilët KQZ-ja do t’i publikojë në ueb faqe.

“Me qëllim të rritjes së transparencës, KQZ-ja krahas formularëve të plotësuar në vendvotime, do të publikojë edhe formularët që do të plotësohen pas këtij rinumërimi dhe mund të shërbejnë edhe për të bërë krahasime ndërmjet tyre”, tha Elezi për KosovaPress.

Elezi ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit që ka filluar të enjten pasdite mund të marrë kohë 4 - 5 ditë si dhe ka lënë të hapur mundësinë që në fillim të javës së ardhshme të fillohet me numërimin e votave përmes postës, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme