Në një nga hotelet në kryeqytet ka nisur takimi ndërmjet kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa e pjesë e këtij takimi është kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani.
Ata pritet që të diskutojnë rreth një koalicion të mundshëm qeverisës, transmeton KTV.
Me këtë rast Kurti ka deklaruar se, “ky është fillimi i qeverisë së re. Po punojmë për koalicionin qeveritar që do ta ç’kapë shtetin nga e keqja”.
Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, me pak vota para LDK-së.