Zgjedhjet 2019

Në Prishtinë VV ndjeshëm e para, dështon PSD-ja e Ahmetit

Descriptive Text

Ka përfunduar numërimi i votave në Prishtinë, duke e nxjerrë Vetëvendosjen ndjeshëm si parti e parë me 37.23 për qind të votave, apo 37387 vota.

LDK-ja është e dyta me 32.5 për qind apo 32636 vota, teksa PDK-ja si e treta ka marrë 15511 vota apo 15.45.

PSD-ja e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që në këto zgjedhje garoi në koalicion me AAK-në, ka dalë si subjekti i katërt në renditje. Koalicioni AAK-PSD ka marrë vetëm 7633 vota apo 7.6 për qind.

Nisma-AKR-PD ka fituar 4.76 për qind të votave.

Image