Zgjedhjet 2019

Thaçi fton qytetarët të votojnë, thotë se ata vendosin për të ardhmen euroatlantike të vendit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar me bashkëshorten e tij, kanë ushtruar të drejtën qytetare për të votuar.

Ai në mesazhin e tij pas votimit, ka ftuar qytetarët të votojnë, derisa ka shtuar se ky do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Dëshiroj t’i uroj qytetarët dhe t’i ftoj për të votuar. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për jetë më të mirë, për vende të punës, për mirëqenie dhe për gjitha të mirat”, ka thënë presidenti Thaçi.