Zgjedhjet 2019

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës

 

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se jemi duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”, thuhet në komunikatë.