Zgjedhjet 2019

Veseli- Mustafës: Të gjithë duhet të gëzohemi kur SHBA është në Kosovë

 

Ditën e tetë të fushatës zgjedhore Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur në qytetin e Gjakovës.

Nga këtu kandidati për kryeministër, Kadri Veseli i ka çuar ‘selam’ kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se edhe ai duhet të gëzohet kur SHBA-ja dërgon përfaqësuesit e saj në Kosovë, pasi sipas tij kjo është pasuri për vetë shtetin.