Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se gjatë punës së tij të deritashme në politikë ka parandaluar shumë të këqija në Kosovë.
Duke folur për kthimin në Kosovë dhe përfshirjen në skemën politike të Kosovës, Pacolli ka thënë se kishte hyrë në zgjedhje me program të mirë, “që tash e 14 vjet s’ka pasur program më të mirë”.
“Ishte fundi i vitit 2006, më bindën që duhet të eci përpara, ishin zgjedhjet dhe ne u futëm në zgjedhje, pa eksperiencë, por me një program shumë të mirë ekonomik, të cilin e punova vetë, ashtu siç e shihja që Kosova duhet të zhvillohet. E rishikoj shpesh këtë program dhe e rilexoj, jam i bindur se është më i mirë se çdo program që i është ofruar deri tash Kosovës”, ka thënë Pacolli.
“Kam kontribuar aq sa kam mundur. Konsideroj se kam parandaluar shumë të këqija në vend”, ka thënë tutje ai.
-
Behgjet Pacolli është dorëhequr nga pozita e kryetarit të AKR-së
-
Kallas: Liderët politikë në Kosovë të angazhohen për formimin e shpejtë të institucioneve
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Kurti: T'i bllokojmë bllokuesit, më 7 qershor
-
Kurti lavdërohet për tërheqje të investimeve. OEK: Asnjë kompani serioze s’investoi viteve të fundit