Zgjedhjet 2019

Asnjë tubim parazgjedhor nuk do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Asnjë tubim parazgjedhor nuk do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”
 

Në prag të mbylljes së fushatës zgjedhore, tanimë është vendosur që asnjë tubim parazgjedhor të mos mbahet në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ku ndër tjerash ai ka shkruar se çfarëdo tubimi do të dëmtonte barin, dhe kjo është e papranueshme para lojërave të Kosovës e Prishtinës. Prishtina ka hapësira për tubime, nuk ka nevojë që të dëmtohet stadiumi.