Zgjedhjet 2019

Osmani bëri homazhe tek Kompleksi Memorial në Han të Elezit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani të hënën, bëri homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe viktimave civile në Han të Elezit.

“Dëshmorët dhe viktimat civile, këtu në Han të Elezit dhe në gjithë Kosovën, janë themeli i lirisë sonë, të cilët do ta kenë nderimin dhe respektin e përjetshëm”, tha Osmani.

Me këtë rast, Osmani shoqërohej edhe nga kryetari i Degës së LDK-së në Han të Elezit, Feim Brava.