Limaj: “Bashkë për Shtetin” është kthyer në lëvizje qytetare

Limaj: “Bashkë për Shtetin” është kthyer në lëvizje qytetare

28 September 2019 23:12

Nisma Socialdemokrate në orët e mbrëmjes është takuar me strukturat dhe simpatizantët e saj nga Vitia dhe Kllokoti, të cilët u mirëpritën me “surla e tupana”.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-ARK-PD, Fatmir Limaj, teksa shpalosi programin e tij politik për katër vitet e ardhshme, tha se programi “Bashkë për Shtetin” është kthyer në lëvizje qytetare.

Kreu i Nismës Socialdemokrate deklaroi se vendit i duhet unitet dhe forcë për t'ia kryer disa tema të rëndësishme për vendin, të cilat sipas tij mund të marrin epilog vetëm duke qenë të bashkuar. Limaj tha se duke qenë të bashkuar për shtetin, do të ofrojnë mundësi më të mira për gratë, pensionistët dhe të rinjtë, teksa premtoi sigurime shëndetësore dhe zbatim të Ligjit të punës për punëtorët.

Limaj tha se një njeri për të udhëhequr vendin, duhet ta duaj vendin dhe të dijë, sepse në të kundërtën “e merr shtetin në qafë”.

“Bashkë për shtetin për një vend më të fuqishëm më të sigurt më të qëndrueshëm, bashkë për shtetin për zhvillim të fuqishëm të vendit. Miq, ne i thërrasim në bashkim, ne thërrasim në kryerje të temave, të cilat janë të rëndësishme për vendin, ne besojmë që vetëm të bashkuar rreth interesave të shtetit është ajo që i duhet Kosovës. Ne besojmë në bashkimin dhe fuqinë e Kosovës, ne besojmë që vetëm projektet politike që bashkojnë njerëzit i duhen vendit. Ne refuzojmë politikën e përjashtimit dhe diferencimin e njerëzve, ne refuzojmë politikën e sharjes së njerëzve”, tha Limaj, raporton Ksp.

Ndërsa, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Kllokot, i cili është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Mervan Rexhepi tha se Nisma do vazhdojë të jetë përkrahëse e prodhuesve vendor, pasi fokus ka bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik. Sipas tij vendi ka nevojë për një politikan dhe vizion të qartë dhe njerëz të guximshëm si Fatmir Limaj.

“Vendi ynë ka nevojë për një politikan që ka një vizion të qartë për shtetin, për një qeverisje të mirë dhe njerëz të guximshëm të vendimeve, të cilat do të përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë dhe brezave të rinjtë. Gati 1/3 e popullsisë është e papunë, ju e dini që Anamorave është një regjion ku kryesisht ka te zhvilluar bujqësinë, tokat janë shndërruar në djerrina, sepse bujqit nuk prodhojnë, sepse nuk e kanë përkrahjen e shtetit por që ky do jetë fokusi ynë në qeverisjen e ardhshme”, tha ai.

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Viti, Kastriot Sylejmani teksa ka lavdëruar punën e tri ministrive që Nisma i kishe në qeverinë e kaluar, tha se Nisma Socialdemokrate do jetë pjesë përbërëse e qeverisë së ardhshme të Kosovës. Sylejmani premtoi shumë projekte për Vitinë dhe Kllokotin.

“Nisma do jetë pjesë përbërëse e qeverisë dhe nuk do mund askush të bëjë qeveri pa Nismës Socialdemokrate dhe kryeministrin në ardhjen Fatmir Limaj. Që të tri ministritë kanë pasur projekte edhe në Viti e dini sa projekti është, në nivel të Kosovës aq shumë sa që shpesh ato nuk mund të sjellin projekte në vete. Ne kemi shtruar presionin dhe autoritetin tonë, e kemi gjetur një gjuhë të mirë të bashkëpunimit tek ministrat e Nismës dhe kemi sjell projekte. I përmenda këto projekte sepse kështu do vazhdojmë me projekte më të mëdha për Vitinë dhe Kllokotin”, tha Sylejmani.

Kandidatët për deputet nga Nisma Socialdemokrate nga Vitia janë Mervan Rexhepi, Tazim Halabaku, Kastriot Sylejmani.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme