Në konferencën e radhës të mbajtur sot, nënkryetari i PSD-së dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Visar Ymeri, shpalosi propozimin e koalicionit për kalimin nga paga minimale tek ai i pagës për të jetuar.
Ymeri deklaroi se paga minimale duhet të shndërrohet në instrument që lufton varfërinë dhe rrit barazinë.
“Paga minimale duhet të shndërrohet në një instrument që e lufton varfërinë dhe rrit barazinë në Kosovë duke përmirësuar pozitën e punëtorëve të sektorit privat që ka mangësi të madhe në të drejtat e punës dhe mënyrën si paguhen e oraret që detyrohen të punojnë ata”, tha Ymeri, duke nënvizuar se niveli i ulët i pagës minimale i prek veçanërisht gratë për shkak të nivelit të lartë të papunësisë dhe llojit të punës që janë të orientuara gratë në ekonominë tonë.
Ymeri ka veçuar katër pika që koalicioni AAK-PSD do t’i zbatojë për pagën minimale ne qeverisje.
“Ne kemi katër pika që do t’i zbatojmë menjëherë për pagën minimale. Atë do ta rrisim menjëherë sipas rezolutës, Haradinaj ta shndërrojë në vendim qeveritar. Me propozimin tonë, paga minimale do të aplikohet gjithë të punësuarve të Kosovës në nivel të njëjtë e jo siç është tani, e padrejtë", shto Ymeri.
Tutje ai tha se metodologjinë e përcaktimit të pagës minimale duhet përshtatur me qëllimin e saj dhe se kriteri i përcaktimit të pagës minimale të kalojë nga kapaciteti konsumues tek të hyrat e disponueshme për familje.
-
Azemi: Kemi kërkuar që paga minimale të bëhet 600 euro
-
Aliu: Problemet e ekonomisë sonë nuk zgjidhen me 500 euro pagë minimal
-
Paga minimale rritet në 500 euro
-
Kurti: Nga rritja e pagës minimale përfituan 150 mijë punëtorë të sektorit privat
-
Gjini premton heqjen e tatimit në pagë për bizneset që ua mundësojnë grave të punojnë nga shtëpia