Zgjedhjet 2019

Ymeri tregon masat që ka paraparë koalicioni AAK-PSD për zhvillimin ekonomik

Zhvillimi ekonomik është njëra prej temave që është shpalosur sot si pjesë e programit AAK - PSD.

Visar Ymeri ka folur për masat që ata i kanë paraparë për rritje të ekonomisë.

“Një prej masave kryesore është fondi zhvillimor i cili do të formohet menjëherë pasi ta krijojmë qeverinë. Do të jetë i pavarur dhe do të mbikëqyret nga Kuvendi. Qëllimi kryesor i këtij fondi është qasja në kapital. Fondi do të financohet nga tri burime nga buxheti, paratë e mbetura nga fondi i privatizimit dhe një pjesë e mjeteve të kursimeve të Trustit. Fondi do t’u japë mundësi kompanive që kanë mundësi të krijojnë vende të reja pune. Përmes këtij fondi do të investojmë në energji Trepçë", ka thënë Ymeri, raporton KTV.