Zgjedhjet 2019

Limaj: Në mandatin e ardhshëm miratohet marrëveshja me Serbinë, duhen deputetë të zotë

Limaj: Në mandatin e ardhshëm miratohet marrëveshja me Serbinë, duhen deputetë të zotë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, para simpatizuesve të kësaj partie në Suharekë, tha se vizioni i Nismës është rruga e vetme që hap perspektivë për Kosovën.

Ai tha se qeveria e ardhshme do të negociojë për marrëveshjen me Serbinë dhe se Kuvendi i Kosovës do të miratojë atë marrëveshje, andaj sipas tij, është e rëndësishme se cilët deputetë do ta votojnë.