Zgjedhjet 2019

Osmani nga Istogu premton qeveri properëndimore sipas modelit Rugovian

Osmani nga Istogu premton qeveri properëndimore sipas modelit Rugovian

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën në Istog, se qeveria e saj do të jetë properëndimore dhe sipas modelit Rugovian.

“Neve na duhet një Qeveri që kur del jashtë vendit, nuk ka nevojë të mbrohet për skandalet, por të dalë para botës dhe të flasë për rininë tonë të mrekullueshme. Të rinjtë e suksesshëm duhet të jenë nëpër faqet e para të gazetave dhe jo politikanët e korruptuar”, ka thënë Osmani.