Zgjedhjet 2019

VV: Vëzhguesit tanë do të jenë gardianë të secilës votë

VV: Vëzhguesit tanë do të jenë gardianë të secilës votë

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se në zgjedhjet e 6 tetorit janë më të përgatitur e më të mobilizuar për të mos lejuar çfarëdo përpjekje apo tendence për ta deformuar vullnetin e votuesve, pasi komisionerët dhe vëzhguesit e Lëvizjes do të jenë gardianë të secilës votë, të secilit qytetar pa dallim.

VV nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se zgjedhjet e 6 tetorit janë shumë më shumë se sa vetëm zgjedhje, pasi në këto zgjedhje, “qytetarët me të drejtë vote do t’i japin fund keqqeverisjes, e do t’i hapin rrugë një kulture krejtësisht tjetër të qeverisjes së mirë, të ndershme, transparente e nga profesionistë të thekur”.