Zgjedhjet 2019

Limaj: Lista e Nismës, më e mira për t’i mbrojtur interesat e vendit

Limaj: Lista e Nismës, më e mira për t’i mbrojtur interesat e vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma, AKR-PD, Fatmir Limaj ka takuar kandidatët për deputetë të këtij koalicioni, ku edhe ka thënë se lista e kandidatëve nga Nisma Socialdemokrate është më e mira që u është ofruar qytetarëve të Kosovës për, siç ka thënë ai, t’i mbrojtur denjësisht interesat e vendit në katër vitet në vazhdim.

Limaj, në një postim në faqen e tij në Facebook, ka uruar suksese të përbashkëta në zgjedhjet e 6 tetorit.