Kandidati i Nismës, Agim Krasniqi nuk është me aktakuzë

Kandidati i Nismës, Agim Krasniqi nuk është me aktakuzë

07 September 2019 20:58

Koha.net më parë ka raportuar se Agim Krasniqi, kandidat për deputet i koalicionit NISMA-AKR-PD është i akuzuar për një rast.

Koalicioni NISMA-AKR-PD e ka futur në listën për kandidatë për deputetë një nga anëtarët më të ri që ka aderuar në këtë parti, Agim Krasniqin.

Nisma e ka demantuar se kandidati i tyre është me aktakuzë.

Këtë tani e ka konfirmuar edhe koha.net.

Siç ka raportuar Koha Ditore, Agim Krasniqi është i akuzuar për korrupsion, por në listën për deputetë nga koalicioni NISMA-AKR-PD është një kandidat tjetër, me emër dhe mbiemër të njëjtë.

Grupi Koha shpreh keqardhje ndaj kandidatit, subjektit dhe publikut për lëshimin e paqëllimshëm në rastin e publikimit të lajmit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme