Wildlife

Lejleku i zi “Serafina” arrin në Greqi

 

Autori i dokumentarit “Wildlife me Arian Mavriqin” në KTV, Arian Mavriqi, ka bërë të ditur të martën se lejleku i zi “Serafina”, i cili të hënën mori rrugën për shtegtim, tashmë ka arritur në Greqi.

Në njoftimin e tij, Mavriqi ka uruar që lejleku i zi të arrijë mirë në Afrikë, aty ku pritet të jetë edhe destinacioni i tij i fundit.