Wildlife
LIVE: Jeta e familjes së lejlekëve të bardhë
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
Lejlekët konsiderohen mbrojtës të mëdhenj të jetës familjare dhe rehatisë në shtëpi. Ata janë zogj me organizatë të fortë familjare dhe rrisin pasardhësit bashkë në çifte. Lejleku i bardhë është zogu më i madh që mund të gjendet në rajon. Një familje lejlekësh të bardhë do të jenë live në syrin e “Wildlife” me Arian Mavriqin.
“Është hera e parë që një TV në trojet tona ua mundëson gjithë shqiptarëve në botë të shohin një familje lejlekësh prej 7 anëtarëve, 5 zogj, e që ndodhë shumë rrallë, dhe dy prindërit të cilët shtegtojnë nga Afrika e largët. 24 orë do të shihni me çka ushqehen, mësimin si të fluturojnë e deri në momentet e fundit kur do të fluturojnë prapa për shtegtim”, ka thënë Mavriqi.
