Via Balcanica

BeH: Audicioni

Shfaqja kulturore “Audicioni” është krijuar në dhjetor 1984, si pjesë e ushtrimeve të studentëve të vitit të dytë të aktrimit në Akademinë e Artit Skenik në Sarajevë. Për herë të parë është luajtur në skenën e hapur “Obala”. Detyra që quhej “Skica për personazh dhe imitim” ka prodhuar shfaqjen të cilën e kanë parë më shumë se 2.5 milionë njerëz. Asnjëri prej studentëve të atëhershëm, që tash janë aktorë të popullarizuar me karrierë të pasur, nuk kanë pritur që ushtrimet e tyre do të shndërrohen në projektin më të suksesshëm studentor të të gjitha kohëve në BeH.

"Mirëdita. Mirëdita."Majko Kjajeviq: "Mirëdita."

"Ju jeni?"

Marko Kraleviq: "Kjajeviq Majko".

"A mundeni pak më me zë".

Marko Kraleviq: "Kjajeviq Majko."

Shfaqjen së pari e kanë dhënë para profesorëve, më vonë para familjarëve, që në fund ajo të nisë të shikohet edhe prej atyre që teatri ndryshe nuk u intereson.

Marko Kraleviq: "Po a është kjo figurë njerëzore, ju lutem. Unë vetes i ngjaj në një peshk njerëzor".

"Në një moment vërtet mbaj mend se kishte njëmijë njerëz jashtë. Nuk mund të hyhej. Më pas nisën t’i japin do farë kartelash, sepse ne këtë e bënim pa pagesë. Mandej dikujt i ra ndërmend, hajde ta bëjmë me pagesë. Kështu unë kam nisur të fitoj, e di që babai im më pati pyetur një herë çka punon ti ashtu, që e ke pagën më të madhe se unë. Gjithçka ka nisur disi spontanisht me shumë fat, një farë rrethi dhe vibracione të mira që ekzistonin mes studentëve", thotë aktori Senad Bashqi.

Bogolub Shauliq: “Çfarë njerëz janë boshnjakët, janë njerëz ma të pështjellur në botë, me askënd historia nuk ka ba hajgare si me Bosnjën. Deri dje kemi qenë ajo që duam ta harrojmë, e tani nuk jemi bërë diçka tjetër”.

"E cili është studenti"?

Bogolub Shauliq: "Emir Haxhihafizbegoviq".

"Po".

"Në lëkurën e cilit ndiheni më mirë, në tuajën apo të tijën"?

Bogoljub Shauliq: "E si të ndihem më mirë në lëkurën e tij kur ai e ka humbur vitin".

Bogolub Shauliq: "Jo, jo, bëj hajgare. Emiri është i mirë, vetëm se, vëlla, është pak ligështan, e sheh ti unë çfarë jam, si Rambo".

"Më vonë kjo histori do të rritet, kur na mori menaxheri, Raka Gjokiq, një njeri i madh, i shkëlqyeshëm, i cili e menaxhonte Llepa Brenën, Stefan Milenkoviqin. Dhe pastaj kjo ka nisur prej sallës së vogël të Akademisë deri në salla të mëdha. 7.000 njerëz në Moraçë, 70.000 bileta të shitura në Lisinski, 35 shfaqje me nga 2.000 njerëz, Mejdani, sallat e mëdha në Split, Rijekë, Cankarjev Dom në Lubjanë, dhe ai fenomen i “Audicionit” vërtet ende ekziston", deklaron aktori Emir Haxhihafizbegoviq.

Personazhet nga “Audicioni”: Bogolub Shauliq, Marko Kraleviq, Mustafa Suxhuka, Simonida Puhallo, Mima Shish, Davor Stevanoviq, në fakt kanë ekzistuar. Jo me ata emra dhe mbiemra, por kanë qenë kandidatë në provimin pranues të Akademisë, të cilët ekipi i aktorëve të “Audicionit” i ka shikuar, dhe më pas me një përpunim i ka imituar. Këto personazhe i njohin në gjithë ish-Jugosllavinë, ndërsa humorin gjatë shfaqjes njëlloj e kanë pranuar të gjithë. Aktori Jasmin Gelo asokohe e ka luajtur rolin e paharrueshëm të Mima Shishit.

"Kishim detyrë që t’i shikojmë këta kandidatët që vinin për vitin e ardhshëm, klasën, dhe të zgjedhim secili për vete një personazh karakteristik. Unë vërtet e kam zgjedhur një vajzë që quhej Mima, me atë që më pas ia ndërrova mbiemrin. Dhe kështu… shto pak këtë, atë dhe kështu në fakt lindi Mima, më duket në vitin ’82", thotë aktori Jasmin Gelo.

"Prej nga jeni Ju?"

Mima Shish: "Nga Haj Nehaji".

"E ku është kjo"?

Mima Shish: "Te Pisku".

"E ku është Pisku"?

Mima Shish: "Po te Çekrkiçi aty, afër".

“Çka keni përgatitur?”

Mima Shish: "Kam përgatitur një komponim…"

Aktorët i kujtojnë anekdotat nga përgatitjet, por edhe nga shfaqjet e luajtura të "Audicionit". Thonë se të pashmangshme ishin mahitë që ia bënin njëri-tjetrit.

Mima Shish: Gjithçka që..."

"E Mima, kush flet kështu"?

Mima Shish: "Po unë de".

"Urdhëroni".

Mima Shish: "Gjithçka që kisha, atë e desha. Gjithçka që desha, atë e kisha".

"kaq është"?

Mima Shish: "Po, ky është monolog".

"Për do ditë ka pasur. Më kujtohet një herë Emir Haxhihafizbegoviqit, i cili kishte bërë një budallaki në gardërobë dhe ai më kishte bërë diçka, më pas ne i themi atij: kukuku, kjo është super, të lutem, kjo ishte fantastike, bëje në skenë. Dhe ai, thotë, vërtet? Ne themi, super është, do të jetë kaos. Dhe ai e bën atë, publiku reagon me heshtje dhe vetëm ne dëgjoheshim duke bërtitur nga qeshjet. Miliarda këso anekdota ka pasur", aktori Jasmin Gelo. 

"Dhe më shtyjnë ata mua të luaj një rol gruaje, splitase. Më bindnin se është fenomenale. Sigurisht që ka qenë shumë keq. Dhe dal unë në skenë. E luaj Bogolub Shauliqin, pastaj dikush shkon, dhe më pas unë dal e luaj këtë splitasen dhe kurrfarë reagimi, e ata më bindnin se është shumë mirë. Po kishte udhëtime, hotele, aeroplanë, kamionë. Edhe jashtë skenës ishim miq të mirë, plot humor. Kështu që mund të shkruhet një libër se çfarë ndodhish kemi pasur", aktori Emir Haxhihafizbegoviq.

Simonida Puhallo: "A mund të bëj një ceremoni të rastit"?

"Urdhëroni".

Simonida Puhallo: "Mund t’ia nisi"?

Pas 33 vjetësh, "Audicioni" sërish ka nisur për kënaqësinë e publikut. Në vitin 2017, kult-shfaqja sërish ishte në skenë. Pothuajse i gjithë ekipi origjinal i aktorëve ka luajtur në shfaqjet në gjithë Ballkanin, por edhe nëpër botë. Me iniciativë të producentit, Adnan Munxhiq, shfaqja është luajtur me një pjesë të ndryshuar të skenarit.

"Koncepti ka mbetur i njëjti. Ata vijnë në provimin pranues, përpiqen ta japin. Ne kemi ndryshuar mjaft gjëra, rreth 40% të atyre mahive dhe ushtrimeve janë hequr nga shfaqja, ndërsa është bërë një adaptim, përkatësisht janë shtuar mahi të reja sipas kohës së re. Kështu që kemi pasur shfaqje, dhe nëse e shikoni atë nga viti ’88, ne kemi udhëhequr atë nga Shtëpia e Sindikatës, dhe këtë që e kemi nisur më 2017, dallimi është rreth 40%, por vetë koncepti është i njëjtë", ka deklaruar producenti Adnan Munxhiq.

Një ushtrim i rëndomtë për provim është shndërruar në fenomen. Gjeneratat janë ndërruar, por të gjitha ishin publik besnik i "Audicionit". Shfaqja që kishte skenografinë më të thjeshtë në një farë mënyre u bë një vizion futurist i të gjitha ngjarjeve në BeH.

"Kjo më nuk është shfaqje, ka kohë që ajo nuk është më shfaqje, ky nuk është as projekt, sepse është përpunuar. Ky është një proces, një materie e gjallë, një masë e gjallë në të cilën shtohet shumëçka që nuk ishte aty kur këta protagonistët nisën ta punojnë në vitin ‘84, dhe kjo është ajo që e bën këtë proces të jetë jetik, esencial për ambientin e Bosnjë-Hercegovinës", ka thënë sociologu Srgjan Vukadinoviq.

Nëpër Akademinë e Arteve Skenike kanë kaluar shumë gjenerata, por suksesin që e arriti ekipi i aktorëve të "Audicionit" nuk është përsëritur. Humori i tyre i identifikueshëm, universal, i ka bërë të qeshen, si publikun e ri, ashtu edhe atë më në moshë.

"Ne na quanin një spital mobil për qeshje. Të gjithë ne këtë e komentonim, por vërtet ne u kemi sjellë aq shumë qeshje njerëzve, thjesht i relaksonim prej problemeve të përditshmërisë", deklaron aktori Gelo. 

"Ne kemi komunikuar jashtë kufijve, jashtë kombeve. Humori është vërtet diç që gjendet në natyrën e njeriut pa marrë parasysh përcaktimin që ka ai", deklaron aktori Bashiq. 

Gjatë ushtrimeve të shumta, kurrë nuk ka ndodhur që "Audicioni" të shtyhet apo anulohet. Për çdo shfaqje kërkohej një biletë më shumë. Një anti-stres terapi e llojit të vet për publikun, që në kohët e sotme mungon në të gjithë rrethin tonë.