Grupet dhe ideologët e së djathtës ekstreme të Evropës kaherë kanë nisur të bashkëpunojnë përtej kufijve kombëtarë për t’i çuar përpara agjendat e tyre
Menjëherë pas rezultatit të suksesshëm të Marine le Penit që do të garojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze pasi mposhti kandidatët e së djathtës tradicionale, lideri i së djathtës ekstreme të Italisë, Matteo Salvini, publikoi një fotografi të tij me politikanen franceze, me përshkrimin “Përpara Marine!” Më vonë do të shtonte: “Ka ardhur koha ta heqim qafe kafazin e Brukselit!”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri i së djathtës ekstreme holandeze, Geert Wilders, shprehu ngjashëm mahnitjen e tij: “Urimet shkojnë për Marine le Penin. Një ditë feste për të gjithë Patriotët në Evropë. Drejt raundit të dytë dhe Presidencës!”
Shprehja e tillë e solidaritetit transnacional ndërmjet krerëve të së majtës ekstreme të Evropës nuk ishte diçka e papritur.
Në vitet e fundit, një numër partish të së djathtës ekstreme anembanë Evropës kanë nisur “zyrtarisht: të koordinojnë strategjitë e tyre, dhe në janar, përfaqësuesit nga këto parti u mblodhën në Koblenz në Gjermani për konferencë të përbashkët. Konferenca nxiti disa analistë të flisnin për “internacionalen e re nacionaliste” në rritje në Evropë. Megjithëse “internacionalja nacionaliste” duket si antitezë e dyfishtë, bashkëpunimi ndërkombëtarë ndërmjet ultranacionalistëve ka histori të kahershme.
Historia e nacionalizmit mbinacional në Evropë
E djathta, lëvizjet nacionaliste, ka ekzistuar kaherë në kontinentin e vjetër, madje qysh para kohës së Luftës së Parë Botërore.
Lidhur rreth antisemitizmit,m nacionalizmit etnik, kultit të forcës dhe dhunës, antimajtizmi, politikat antiparlamentare dhe antidemokratike, pakënaqësitë kombëtare, dhe/ose lëvizjet antiimperialiste me prirje fashiste kanë luajtur rol të rëndësishëm në politikën dhe shoqërinë e Evropës qysh prej viteve ‘1920.
Grupet e së djathtës ekstreme gjithashtu kanë bashkëpunuar shpesh njëri me tjetrin përtej kufijve nacionalë. Vlen të theksohet se fashizmi i Benito Mussolinit u ndikua prej ideve franceze, dhe më vonë frymëzoi autoritarizma në shtetet e tjera evropiane.
Në fakt, “internacionalja fashiste” ishte ëndërr për shumë nacionalistë në periudhën e pasluftës.
Shumë prej anëtarëve të saj iu bashkuan konferencës së famshme ndërkombëtare të Montreuxit, dhe madje u bënë ushtarë të huaj në Ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1945, shumë neofashistë, përfshirë edhe Oswald Mosleyn, u munduan të ndërtonin asociacione panevropiane. E nisën me Lëvizjen Social-Evropiane në fillim të viteve ‘1950, që gjithashtu ishte kundërpërgjigje ndaj procesit të integrimit evropian.
Qysh prej viteve ‘1980 dhe ‘1990, më shumë parti të strukturuara kah e djathta ekstreme, si dhe grupe të kësaj rryme, kanë nisur ta rrisin ndikimin në Evropë mbi platformën e bazuar na nacionalizmin etnik, sovranitet dhe mbrojtjen e traditave kombëtare. Popullariteti dhe shtrirja e këtyre grupeve është lehtësuar viteve të fundit prej internetit dhe medieve sociale.
“Mbrojtja” që ofrojnë këto pari dhe grupe është sfiduese për shkak të frikës së globalizmit, evropianizimit dhe integrimit bashkë me dështimin e politikave tradicionale. Sulmet terroriste, kriza ekonomike dhe kriza e refugjatëve prej viteve ‘2000 kanë ndihmuar përhapjen popullaritetin e tyre edhe më shumë dhe kanë ofruar tokë të pëlleshme për më shumë veprime të përbashkëta në çështje të cilave u druanin popullsitë në përgjithësi. Prandaj, ekzistenca e dimensionit të djathtizmit mbinacional nuk është befasuese.
Një internacionale e re nacionaliste?
Partitë e së djathtës ekstreme kanë themeluar së fundi një grup në Parlamentin e Bashkimit Evropian me emrin “Evropa e Kombeve dhe e Lirisë”. Kjo përpjekje ua mundëson edhe më shumë të koordinojnë politikat e tyre në nivel mbikombëtar – mbase me synim të prishjes së institucioneve dhe integrimit të Bashkimit Evropian. Këto parti imagjinojnë një federatë të re të kombeve evropiane që duhet të jetë (shprehimisht) “e bardhë dhe që duhet të mbrojë traditat kombëtare “vendore”. Natyrisht, vizioni i tyre për Evropën duket krejt ndryshe prej të tanishmit kozmopolitan dhe multikulturor.
Evropa e tyre do të jetë edhe më dyshuese ndaj myslimanëve, do të rikthejë valutat kombëtare, dhe sigurisht se do të zbatojë ligje të reja kundër lirisë së tanishme të lëvizjes së qytetarëve. Në planin ndërkombëtar, do ta përkrahte Rusinë, njëherësh do ta adhuronte Trumpin dhe administratën e tij.
Kjo më së miri përmblidhet me fjalët e lideres së Alternativës për Gjermaninë (AfD) në telegramin drejtuar Trumpit: “Ne, si gjermanë dhe evropianë, do të përcjellim me shpresë qëndrimin tuaj për politikën e jashtme, sepse është krejt ndryshe prej kursit të dekadave të kaluara”.
Kjo kujton thirrjen potenciale për një “internacionale nacionaliste” – sidomos tani kur projektit evropian i mungon joshja reale. Duhet thënë gjithashtu se partitë e së djathtës ekstreme tashmë po i ndikojnë politikat për emigracionin dhe refugjatët në shumë shtete.
Halli është se BE-ja ka mbyllë sytë para këtyre grupeve. Dhe siç e ka vërejtur edhe Maya Goodfellow së fundi, mediat nuk po e bëjnë përherë punën e duhur për ta njohur në thelb veprimtarinë e këtyre liderëve të së djathtës ekstreme dhe t’ua shpjegojnë politikat e tyre opinionit të gjerë: Gazetarët dhe reporterët duhet të analizojnë në mënyrë kritike narracionet e së djathtës ekstreme dhe jo – siç po ndodh shpesh – t’i përsërisin ato”.
Pas Brexitit dhe fitores së Trumpit, këto parti dhe kultura ekstremiste, do të paraqesin sfidë të fuqishme për demokracitë perëndimore në të ardhmen.
(Autori është historian në Universitetin Mbretëror të Londrës. Libri i tij i fundit “His recent book "Transnational Neofascism in France and Italy” (“Neofashizmi transnacional në Francë dhe Itali”) është publikuar prej shtëpisë botuese të Universitetit të Cambridget. Ai ka shkruar për “International Herald Tribune”, “The Independent”, “Foreign Affairs” dhe “New Stetasman”. Komenti është marrë prej “Al-Jazeera”, e cila në rubrikën e opinioneve shkruan shprehimisht se pikëpamjet e opinionistëve nuk e përfaqësojnë politikën redaktuese të mediumit.)