OpEd

Anatomia e tranzicionit të rrjetit zero

Politikëbërësit dhe drejtuesit e biznesit duhet t'i integrojnë këto njohuri në të gjitha vendimet e tyre, ndërsa kërkojnë të ndjekin një tranzicion të rregullt dhe të qetë me rrjetin zero. Kjo përfshin pranimin se ndryshimet e papritura dhe të planifikuara keq do të rrisnin rreziqet po aq sa do të rrisnin vonesat. Duke pasur parasysh natyrën universale të tranzicionit, ai duhet trajtuar në një frymë bashkëpunimi të ri. Shumë pyetje mbeten pa përgjigje, duke përfshirë kush paguan, sa e për çfarë. Por, me përhapjen e zotimeve të rrjetit zero, kërkimi i zgjidhjeve ka më shumë vrull se kurrë

Tani që adresimi i ndryshimeve klimatike është bërë prioritet kryesor në mbarë botën, politikëbërësit ekonomikë dhe strategët e korporatave po përqafojnë objektivat e qëndrueshmërisë – më së shumti emetimet “neto zero” të gazeve serrë (GHG). Mirëpo, çfarë duhet të bëhet për të arritur atje? Në raportin e ri të Institutit Global McKinsey, bashkautorët e mi dhe unë synojmë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje.

Me përdorimin e skenarit rrjetit të Rrjetit për Gjelbërimin e Sistemit Financiar 2050, simuluam një transicion relativisht të rregullt që do të kufizonte rritjen e temperaturave globale në 1.5 shkallë celsius, në krahasim me nivelet paraindustriale. Teksa ky nuk është një parashikim a projeksion, analiza jonë e bazuar në skenar ofron një kuptim të natyrës dhe madhësisë së ndryshimeve që do të sillte transicioni i rrjetit zero dhe shkallën e përgjigjes së nevojshme për ta menaxhuar atë. Ne zbulojmë se arritja e këtij objektivi do të përfshinte ndryshime të thella ekonomike dhe shoqërore – duke prekur vendet, kompanitë dhe komunitetet. Në vitet e fundit zbuluam se një transicion i suksesshëm do të kishte gjashtë karakteristika kryesore.

Së pari, transicioni do të ishte universal. Çdo vend dhe sektor ekonomik kontribuon në emetimet serrë, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Pra, arritja në rrjetin zero do të thotë që transformimi duhet të ndodhë kudo. E duke pasur parasysh ndërvarësinë e energjisë dhe sistemeve të përdorimit të tokës, koordinimi do të jetë thelbësor. Adoptimi i automjeteve elektrike (EV-ve), për shembull, do të çojë në reduktime të konsiderueshme të emetimeve vetëm nëse energjia elektrike e përdorur për t’i fuqizuar ato vjen nga burime me emetim të ulët.

Së dyti, një tranzicion i suksesshëm do të sillte ndryshime të rëndësishme ekonomike. Ne vlerësojmë se arritja në rrjetin zero do të kërkonte 275 trilion dollarë shpenzime kapitale për asetet fizike deri në vitin 2050 – një mesatare prej 9.2 trilionë dollarë në vit. Kjo është 3.5 trilionë dollarë në vit më shumë se sa po investohet sot. Rritjet e pritshme të shpenzimeve teksa të ardhurat dhe popullsia rriten, dhe politikat e transicionit që tashmë janë të ligjshme, e ngushtojnë hendekun mirëpo rritja e kërkuar në shpenzimet vjetore do të ishte ende rreth 1 trilion dollarë.

Ndërkohë, disa shpenzime ekzistuese do të duhet të rialokohen nga asetet me emetim të lartë nga ato të ulëta. Tregu i punës do t’i nënshtrohej një rregullimi të madh: sipas skenarit NGFS, do të krijoheshin rreth 200 milionë vende të punës dhe do të humbeshin 185 milionë deri në vitin 2050 nga një transicion të rrjetit zero. Kështu, rikualifikimi dhe zhvendosja e punëtoreve do të ishte vendimtare.

Karakteristika e tretë kryesore e këtij tranzicioni është se politikat – dhe investimet e lidhura me to – duhet të jenë të ngarkuara nga përpara. Sipas skenarit NGFS, shpenzimet do të rriteshin nga 6.8% e GDP-së sot në 9% mes viteve 2026 dhe 2030, e më pas do të bien. Më gjerësisht, veprimet për të ndalur grumbullimin e GS-ve në atmosferë dhe për t’i zbutur rreziqet fizike të klimës duhet të ndërmerren në këtë dekadë.

Së katërti, efektet e transicionit të rrjetit zero do të ndihen në mënyrë të pabarabartë. Sektorët me shkallën më të lartë të ekspozimit – sepse ato emetojnë sasi të konsiderueshme të GS-ve (për shembull energjia e thëngjillit dhe gazit) ose shesin produkte që e bëjnë këtë (siç janë produktet e naftës) – përbëjnë rreth 20% të GDP-së globale. Sektorët me zinxhirë furnizimi me emetime të larta, si ndërtimi, përbëjnë 10% të GDP-së.

Në nivel vendi, ekonomitë në zhvillim do të duhej të kushtonin një pjesë më të madhe të GDP-së sesa vendet e pasura – pothuajse 11% në Indi, krahasuar me 4-5% në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – për të mbështetur zhvillimin ekonomik për të ndërtuar emetime të ulëta te aseteve. Përdorimi i këtij kapitali mund të jetë sfidues për shumë vende në zhvillim. Ekonomitë e tyre po ashtu priren të jenë më të përqendruara në sektorët më të ekspozuar, duke i nënshtruar ato ndaj ndryshimeve të mëdha ekonomike.

Në mënyrë të ngjashme, brenda vendeve, komunitetet që mbështeten shumë në sektorët më të ekspozuar do të përballeshin me kostot më të larta. Për shembull, në SHBA, 44 qarqe mbështeten në thëngjillin, naftën dhe gazin, energjinë e bazuar në lëndë djegëse fosile dhe prodhimin e automobilave për më shumë se 10% të punësimit. Sigurisht, familjet me prejardhje më të ulëta do të luftonin më shumë se homologët e tyre më të pasur për të përballuar çdo rritje të kostos që u kalon konsumatorëve – megjithëse në disa raste, si lëvizshmëria, shpenzimet kapitale fillestare nga konsumatorët mund të sjellin kosto më të ulëta operative me kalimin e kohës.

Karakteristika e pestë e transicionit të rrjetit zero është se ai është i ekspozuar ndaj rreziqeve afatshkurtra, duke përfshirë zhvendosjen e punëtorëve dhe asetet e bllokuara. Ne vlerësojmë se, në sektorin e energjisë, asetet me vlerë deri 2.1 trilion dollarë mund të dalin në pension ose të pashfrytëzuara nga tani deri në vitin 2050. Dhe në qoftë se vendosja e teknologjive me emetim të ulët nuk ecën me ritmin e çmontimit të teknologjive me emetim të lartë, mund të ketë mungesa edhe në rritjet e çmimeve, duke e gërryer potencialisht mbështetjen për tranzicionin.

Në të njëjtën kohë, tranzicioni neto-zero ka mundësi të mëdha – karakteristika e gjashtë kryesore. Për kompanitë, dekarbonizimi mund t’i bëjë proceset dhe produktet ekzistuese me kosto më efektive dhe tregjet e reja për mallrat me emetim të ulët do të bëhen gjithnjë e më fitimprurëse.

Kompanitë mund të përfitojnë gjithashtu duke mbështetur prodhimin e këtyre produkteve me emetim më të ulët – për shembull, duke ofruar inpute minerale ( të tilla si litium për bateritë), kapitalin fizik (përfshirë panelet diellore) infrastrukturë (stacionet e karikimit të EV-ve). Mbështetja dhe shërbimet teknike, si menaxhimi i rrezikut dhe zgjidhjet e matjes dhe gjurmimit të emetimeve do të ishin të nevojshme gjithashtu.

Edhe vendet mund të përfitojnë. Për të forcuar pozicionet e tyre në ekonominë e rrjetit zero, ata mund të përdorin kapitalin e tyre natyror (si dielli, era dhe toka që mund të ripyllëzohet) dhe të investojnë në kapitalin teknologjik, njerëzor dhe fizik. Kurse ne nuk mund të harrojmë përfitimin më të rëndësishëm nga të gjitha: parandalimin e rritjes së mëtejshme të rreziqeve fizike që mund të shkaktojnë efektet më katastrofike të ndryshimit të klimës.

Politikëbërësit dhe drejtuesit e biznesit duhet t'i integrojnë këto njohuri në të gjitha vendimet e tyre, ndërsa kërkojnë të ndjekin një tranzicion të rregullt dhe të qetë me rrjetin zero. Kjo përfshin pranimin se ndryshimet e papritura dhe të planifikuara keq do të rrisnin rreziqet po aq sa do të rrisnin vonesat. Duke pasur parasysh natyrën universale të tranzicionit, ai duhet trajtuar në një frymë bashkëpunimi të ri.

Shumë pyetje mbeten pa përgjigje, duke përfshirë kush paguan, sa e për çfarë. Por, me përhapjen e zotimeve e rrjetit zero, kërkimi i zgjidhjeve ka më shumë vrull se kurrë.

(Autorja është partnere në Institutin Global McKinsey. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”)