Vështrime

Shpata me margaritarë

Boshnjaku i tmerrshëm i Palestinës, 18 biondinat e tij sllave, ushtarët shqiptarë dhe mposhtja e Napoleonit

Në veri të Izraelit, afër kufirit me Libanin, gjendet qyteti port i Akonit. Më 1799 Akoni ishte fortifikatë osmane, të cilën tentoi ta pushtonte Napoleoni. Qëllimi i Napoleonit ishte që pas pushtimit të Egjiptit t’i fuste nën kontroll edhe Palestinën dhe Sirinë. Për të arritur këtë duhej të merrte Akonin.

Në atë kohë sundimtar i Palestinës osmane ishte Xhezar Ahmet Pasha, i lindur më 1722 në Bosnjë. Xhezar ishte emri i tij i luftës dhe kishte këtë domethënie: kasap. Përballë Napoleonit që me trupat e tij po marshonte drejt Akonit qëndronte Xhezar Ahmet Pasha.