Vështrime

Çfarë duhet të drejtojnë pushtetet lokale

Çfarë duhet të drejtojnë pushtetet lokale

Si sektori publik ashtu edhe ai privat do të kenë të dhëna për t’i kuptuar sfidat me të cilat përballen qytetet dhe për t’i identifikuar mundësitë për zgjidhjen e tyre. Ndonëse do të nisim në nivel qyteti, jemi të bindur se shumë mësime do të jenë të matshme edhe në nivel kombëtar njashtu. Por, përderisa njohuritë ngjiten nga larg, financat duhet të rrjedhin tatëpjetë, aty ku mund të bëjnë më së shumti të mira

Qeveritë lokale po u prijnë fronteve të para në betejat tona më të rëndësishme globale – nisur nga menaxhimi i motit të rëndë dhe goditjeve të tjera klimatike e deri te përgatitja për pandeminë e radhës, duke garantuar shëndet për të gjithë, duke i korrigjuar pabarazitë e kahershme racore dhe duke e adresuar përballueshmërinë e strehimit. Zonat urbane tani e numërojnë mbi gjysmën e popullsisë botërore teksa qeveritë e tyre janë të pozicionuara në mënyrë unike për t’i kuptuar dhe për t’i adresuar nevojat e vetë komuniteteve të tyre.

Pa marrë parasysh nëse e kuptojmë këtë apo jo, ne i kemi varur shumë nga shpresat tona për përparim në veprimin komunal dhe në kreativitetin nga poshtë-lart. “Programet e rikuperimit” të kohëve të fundit, sikurse ai i “NextGenerationEU” dhe Ligji dypartiak për Infrastrukturën në Shtetet e Bashkuara janë krijuar në mënyrë eksplicite për të injektuar kesh në ekonomitë lokale, teksa një financim i këtillë u kërkon qeverive lokale që gjenerojnë mendime të reja për çështjet si mobiliteti i qëndrueshëm dhe ndarja digjitale.