Vështrime

Shkopi i Dragan Smigiqit dhe katër mësimet nga veriu

Një polic nga Rudari i Kurshumlisë si simbol i çdo gjëje që shkon keq në procesin negociator Kosovë-Serbi

1.

Mësimi i parë i ngjarjeve të këtyre ditëve në katër komunat veriore të Kosovës është se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka përfunduar. Edhe pas 24 vjetësh, prej kur Serbia ka nënshkruar kapitullimin me NATO-n, ajo ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e paqes dhe bashkëpunimit me Kosovën.