Vështrime

Për Hekuranin e linjës së autobusit Zagreb-Prishtinë

Një natë në autobus nga Zagrebi në Prishtinë. Dhe ca shënime për Hekuranin nga Prizreni, i cili që nga mosha 14-vjeçare kujdeset që pasagjerët të udhëtojnë të sigurt.

1.

Deri para pak vitesh nga Zagrebi në Prishtinë mund të udhëtohej me avion. Linja duket se nuk është e leverdishme, andaj është ndërprerë. Një tentim për të rikthyer linjën dështoi së fundi. Nga Zagrebi mund të fluturohet për në Shkup. Ose mund të udhëtohet me autobus nga Autobusni kolodvor në Zagreb për në Prishtinë dhe tutje në Prizren.