Vështrime

Globalizimi po bëhet më i gjelbër

Globalizimi po bëhet më i gjelbër

Inovacioni është po aq i rëndësishëm në zhvillimin dhe vendosjen e teknologjive të reja klimatike, dhe kjo gjithashtu varet nga flukset ndërkufitare, ndonëse nga sendet e paprekshme, si prona intelektuale dhe të dhënat, dhe nga punëtorët e kualifikuar; të dyja mund të nxisin shpikjen, të ulin kostot dhe të rrisin qasjen. Këto flukse të lidhura me njohuritë dhe vetë njohuritë kanë zëvendësuar tregtinë në mallrat e prodhuara si forca lëvizëse e integrimit global

Debati rreth asaj se si të arrihen qëllimet klimatike – më së shumti, kalimi në emetimet neto zero të gazeve serrë – ka nxitur spekulimet se bota do të deglobalizohet. Disa argumentojnë se meqenëse flukset tregtare gjenerojnë GHG (GreenHouse Gas) nga prodhimi dhe transporti, një ekonomi e qëndrueshme, sipas përkufizimit, duhet të jetë më pak globale.

Por hulumtimi nga Instituti Global McKinsey sugjeron se e kundërta është e vërtetë. Materialet, inovacioni dhe kapitali i nevojshëm për të arritur emetimet neto zero nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe, si rezultat, duhet të ndahen në mbarë botën. Pa flukse ndërkufitare të mallrave, shërbimeve, financimit dhe të pasurive të paprekshme, kufizimi i ngrohjes globale do të jetë shumë sfidues, në mos i pamundur. Organizata Botërore e Tregtisë arrin në një përfundim të ngjashëm në raportin e saj më të fundit vjetor, i cili përshkruan se si tregtia mund të luajë një rol thelbësor për të ndihmuar vendet të reduktojnë emetimet dhe të ndërtojnë elasticitet klimatik.