Vështrime

Rastësia më e suksesshme e civilizimit

Bashkimi Evropian ka mundur të mos krijohet. Asgjë rreth krijimit të projektit më të suksesshëm paqeje dhe prosperitetit në botë nuk ka qenë e paevitueshme. Në fakt, paqja dhe prosperiteti janë përjashtim dhe jo rregull në historinë e kontinentit evropian. Për çdokënd që ka jetuar në mesin e shekullit XX parashikimi logjik do të kishte qenë se Evropa, pas Luftës së Dytë Botërore, do t’i kthehet traditës së vet shekullore të luftës dhe shkatërrimit. Ishte thjesht interbellum i radhës në mes luftërave që ishin dhe atyre që do të vijnë. Por nuk ndodhi kështu. BE-ja shtroi rrugë për periudhën më të gjatë të paqes dhe prosperitetit evropian. Kjo ndodhi falë liderëve politikë të kohës, të cilët udhëhoqën kontinentin evropian drejt së ardhmes që ne njohim sot. Në këtë sens, BE-ja sikur vetë historia e njerëzimit është rrëfim i ideve të qëllimshme dhe rastësive të paqëllimshme, të cilat ne sot njohim si histori. Në këtë histori Dita e Evropës zë vend qendror, si ditëlindja e Bashkimit Evropian. Dhe në fakt 9 maji është shembull i bukur i historisë si rrëfim i ideve të qëllimshme dhe rastësive të paqëllimshme. Përderisa krijimi i BE-së ishte ide e qëllimshme, deklarata e Shumanit ishte rastësi e paqëllimshme. Në librin e tij të fundit “Ambasadorët”, Robert Cooper rindërton dinamikat të cilat kanë sjellë deri te fjalimi tanimë i famshëm i ministrit të Jashtëm francez.

Asgjë rreth suksesit të paprecedent të eksperimentit evropian nuk ishte e paevitueshme. Evropa ka mundur të zhytet përsëri në ciklet historike tradicionale të luftës dhe shkatërrimit. Prandaj, sot aq sa festojmë begatitë që na solli Dita e Evropës, festojmë edhe tragjeditë e evituara që ajo i parandaloi. Dhe në gjithë këtë mes gjithmonë m’u ka dukur e padenjë tallja me Ditën e Evropës këtu te ne në Kosovë. Problemi ynë nuk është se çfarë bëjmë në Ditën e Evropës, problemi është se çfarë bëjmë 364 ditë të tjera. Ato janë për tallje, jo dita që solli paqen dhe begatinë më të gjatë në historinë e civilizimit evropian

Bashkimi Evropian ka mundur të mos krijohet. Asgjë rreth krijimit të projektit më të suksesshëm paqeje dhe prosperitetit në botë nuk ka qenë e paevitueshme. Në fakt, paqja dhe prosperiteti janë përjashtim dhe jo rregull në historinë e kontinentit evropian. Për çdokënd që ka jetuar në mesin e shekullit XX parashikimi logjik do të kishte qenë se Evropa, pas Luftës së Dytë Botërore, do t’i kthehet traditës së vet shekullore të luftës dhe shkatërrimit. Ishte thjesht interbellum i radhës në mes luftërave që ishin dhe atyre që do të vijnë. Por nuk ndodhi kështu. BE-ja shtroi rrugë për periudhën më të gjatë të paqes dhe prosperitetit evropian. Kjo ndodhi falë liderëve politikë të kohës, të cilët udhëhoqën kontinentin evropian drejt së ardhmes që ne njohim sot. Në këtë sens, BE-ja sikur vetë historia e njerëzimit është rrëfim i ideve të qëllimshme dhe rastësive të paqëllimshme, të cilat ne sot njohim si histori. Në këtë histori Dita e Evropës zë vend qendror, si ditëlindja e Bashkimit Evropian. Dhe në fakt 9 maji është shembull i bukur i historisë si rrëfim i ideve të qëllimshme dhe rastësive të paqëllimshme. Përderisa krijimi i BE-së ishte ide e qëllimshme, deklarata e Shumanit ishte rastësi e paqëllimshme. Në librin e tij të fundit “Ambasadorët”, Robert Cooper rindërton dinamikat të cilat kanë sjellë deri te fjalimi tanimë i famshëm i ministrit të Jashtëm francez.

Viti është 1950 dhe Evropa ende nuk ka përgjigje për të ardhmen e saj. E pasigurt në vete, dyshuese ndaj të tjerëve, si dhe e kërcënuar nga Ushtria e Kuqe, të gjithë sytë e Evropës janë të drejtuar nga dy shtetet më të mëdha (dhe armiqtë e vjetër): Franca dhe Gjermania. Në këtë renditje: pra fillimisht Franca, pastaj Gjermania. Fillimisht Franca, pasi që ishte fituese e luftës, dhe si fituese nga ajo pritej të udhëheqë kontinentin drejt së ardhmes së tij. Dhe përderisa Franca kuptonte se pa një Gjermani të fortë dhe të zhvilluar nuk mund të këtë Francë të fortë dhe të zhvilluar, ajo njëkohësisht kuptonte rrezikun që vjen nga një Gjermani e fortë, e zhvilluar dhe revanshiste. Prandaj, ky nuk ishte vendim i lehtë për Francën. Vendimi për të ndihmuar ringritjen e Gjermanisë dhe besimi në “engjëjt më të mirë” të Gjermanisë ishte bast kundër historisë. Prandaj është edhe e kuptueshme pse Franca ishte skeptike ndaj ringritjes së Gjermanisë. Në fakt, ky nuk ishte plani A i Francës. Fillimisht Franca kishte propozuar copëtimin e Gjermanisë në shtetet e vogla të kohës së para-Bismarkut. Kur ky propozim u refuzua nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, ajo propozoi kontrollin represiv mbi pasuritë dhe industritë gjermane, por edhe ky propozim u refuzua. Në fund vetëm me gjysmë zemre Franca pranoi të besojë në ringritjen e Gjermanisë.