Vështrime

Një shoqëri që lartëson dhunën një ditë i korr efektet e saj

Glorifikimi i kriminelëve në Serbi është pjesë e përditshmërisë. Këtë punë e kryejnë sidomos mediat e regjimit. Kriminelët e luftës trajtohen si heronj. Brenda 155 viteve në Serbi janë vrarë dy mbretër, një kryeministër dhe një ish-president. Njëkohësisht nga forcat e Beogradit janë vrarë përkatësisht helmuar tre politikanë të tre popujve fqinj të Serbisë: Stjepan Radiqi (kroat), Mehmed Spaho (boshnjak), Fehmi Agani (shqiptar i Kosovës).

Javën që shkoi në Serbi u vranë 16 veta dhe mbi 20 u plagosën. Së pari një nxënës vrau në Beograd 7 bashkënxënës dhe 1 të rritur.

Pastaj një i rritur vrau 8 persona në provincën serbe. Presidenti i Serbisë reagoi me paralajmërimin se do të punësohen mbi 1000 policë të rinj për të garantuar sigurinë.