Vështrime

Liberalizimi i vizave nuk ka ndikim direkt në largimin e njerëzve

Nëse gjithçka shkon sipas planit, dhe nëse nuk del ndonjë pengesë e re e papritur, për më pak se dhjetë muaj edhe shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen. Pra pa viza do të mund të udhëtojnë jo vetëm në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në vendet si Zvicra dhe Norvegjia, shtete që nuk janë anëtare të BE-së, por janë pjesë e zonës së lirisë së lëvizjes pa kontrolle kufitare. Kosovarët kanë pritur aq gjatë, janë dëshpëruar aq shumë, saqë tash e kanë vështirë edhe të besojnë se liberalizimi vërtet po ndodh.

Kosovarët në numër të madh janë larguar nga vendi i tyre në dhjetë vjetët e fundit. Fakti se nuk kanë mundur të udhëtojnë pa viza në vendet e Evropës Perëndimore nuk e ka ndalur këtë fenomen. As në Shqipëri, që ka liberalizim vizash për më shumë se 10 vjet, largimi nuk duhet të lidhet me liberalizimin. Këtë e dëshmon edhe numri tejet i madh i shtetasve të Shqipërisë që në vitin 2022 kanë emigruar në Britani të Madhe, duke e rrezikuar edhe jetën e tyre

Nëse gjithçka shkon sipas planit, dhe nëse nuk del ndonjë pengesë e re e papritur, për më pak se dhjetë muaj edhe shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen. Pra pa viza do të mund të udhëtojnë jo vetëm në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe në vendet si Zvicra dhe Norvegjia, shtete që nuk janë anëtare të BE-së, por janë pjesë e zonës së lirisë së lëvizjes pa kontrolle kufitare. Kosovarët kanë pritur aq gjatë, janë dëshpëruar aq shumë, saqë tash e kanë vështirë edhe të besojnë se liberalizimi vërtet po ndodh.

Por gjithnjë e më shumë dëgjohet nga kosovarët se kur të bëhet liberalizimi i vizave “do të zbrazet Kosova”. Pikërisht frika nga një gjë e tillë ka qenë edhe një prej argumenteve për ta kundërshtuar liberalizimin në disa vende. Pra frika se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës do të shkonin në vendet e BE-së. Kjo frikë për BE-në që ka afër 500 milionë banorë ka qenë e ekzagjeruar.