Vështrime

Miku radioaktiv i Xi Jinpingut

Xi pothuajse me siguri përcolli pakënaqësinë e tij me dështimet e Rusisë kur u takua me Putinin në Samitin e fundit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand, Uzbekistan. Putini pranoi publikisht

Dështimi i vazhdueshëm i Vladimir Putinit në Ukrainë e ka vënë në provë aleancën e tij strategjike me presidentin kinez, Xi Jinping. Me Putinin që po bëhet gjithnjë e më i dëshpëruar, Xi, më në fund duhet të kuptojë shkallën e kërcënimit që paraqet "miqësia e tij pa kufi" me presidentin rus për shëndetin ekonomik të Kinës, për stabilitetin global dhe për ambiciet e tij gjeopolitike.

Ndërsa Putini mund ose nuk mund të ketë bërë blof kur kërcënoi se do të përdorte armë taktike bërthamore në Ukrainë muajin e kaluar, Xi, duhet të supozojë më të keqen nëse dëshiron të shihet si një udhëheqës i përgjegjshëm. Në fund të fundit, doktrina ushtarake e Rusisë lejon një sulm bërthamor për të mbrojtur territorin rus kundër një kërcënimi ekzistencial. Aneksimi i paligjshëm i Rusisë i rajoneve të okupuara ukrainase të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhzhias ofron pretekstin për një sulm të tillë.