Vështrime

Habermasi, Vuku dhe vëllezërit Osmani

Kurrë më shumë nuk kemi pasur qasje në informata, por kurrë më shumë nuk është shënuar rënie e të kuptuarit në lexim, në aftësinë për të kuptuar të kaluarën e afërt dhe në aftësinë për të dalluar të rëndësishmen prej të parëndësishmes. Pse?

1.

Qe një prej atyre trukeve që i bën jeta e sotme që të filloj ta lexoj librin e ri të filozofit gjerman Jurgen Habermas mbi sfidën bengosëse të teknologjisë informative për demokraci, duke u shërbyer me po atë teknologji informative. E gjeta tekstin e Habermasit në internet, e futa në makinën përkthyese të Google Translate dhe mbërrita me të shpejtë ta lexoja fillimin e pozicionimit të njërës prej mendjeve më të ndritura të së sotmes ndaj po kësaj së sotmeje.